17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Burri 27 vjet më i madh e përdhunonte dhe kërcënonte

spot_img

Të mërkurën e kaluar një ngjarje  e rëndë tronditi Tiranën. Ishte pikërisht vrasja e Griselda Gjikolas, e cila u vra në Laprakë me armë zjarri.

Kjo vrasje ishte e para e këtij lloji për vitin që lamë pas. Një histori e trishtë për çdo grua dhe vajzë shqiptare.

Historia e plotë dhe e trishtë e Griseldës është zbardhur nga “Panorama”, e cila shkruan se peripecitë e Griseldës kanë nisur që në moshë të mitur. Ajo ka pasur një jetë shumë të rëndë në fshatin ku jetonte, sa është detyruar që të vijë në kryeqytet, ku jetonte dhe e vetme. E kishte menduar si zgjidhje, që arratia drejt kryeqytetit, mund ta arratiste nga dhimbjet që jeta i shkaktonte çdo ditë.

Trishtimi i saj niste që në moshën 14 vjece, kur familja e kishin fejuar pa dëshirën e saj me një burrë 27 vjet më të madh, i cili e përdhunonte në mënyrë sistematike duke i vrarë ëndrrat rinore, aq sa kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

Edhe pse në moshë shumë të vogël, ajo hodhi pas krahëve këtë histori, duke mos menduar për mentalitetin, por duke u larguar prej tij dhe nga fshati Kurbnesh i Mirditës.

Historia e Griseldës

Më 16 pril të vitit 2016, gazeta “Panorama” ka botuar një pjesë të rrëfimit të Griselda Gjikolës, e cila kishte denoncuar përdhunimin e bashkëjetuesit të saj, i cili u arrestua nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me ate të Durrësit.

Në atë kohë Griselda ende nuk kishte mbushur 15 vjeç, pak ditë pas fejesës pa dëshirën e saj me 41 vjecarin E.M, me precedentë penalë dhe i sapolarguar nga burgu, denonconte përdhunimin dhe tmerrin e jetuar në banesën e tij. Atëherë, ajo ishte nxënëse në klasën e nëntë në qytetin e Lezhës. Vajza tregonte se ishte fejuar pa dëshirën e saj në fund të muajit mars të po atij viti dhe pas disa ditësh, i fejuari i saj E.M, kishte kërkuar ta merrte nusen për të qëndruar disa ditë me të në banesën e tij.

Ish i fejuri i saj me origjinë nga një fshat i Mirditës, mësohet se jetonte me prindërit e tij në një banesë në zonën e plazhit në Durrës. Pasi ka qëndruar për një javë në shtëpinë e të fejuarit, Griselda i ishte drejtuar Policisë së Lezhës për ta denoncuar atë për përdhunim.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat