Një rast i dyshimtë ka ndodhur dje në Prishtinë, Kosovë rreth orës 12:15, ku një qytetar ka humbur jetën teksa ka qenë duke ecur në rrugë.
Nuk dihet ende çfarë mund ta ketë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, e cila është konstatuar edhe nga mjeku. Trupi i tij është dërguar në mort ku do i bëhet edhe autopsia për të kuptuar çfarë i ka ndodhur.
Njoftimi i Policisë:
Prishtinë, 12.12.2021 – 12:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë është rrëzuar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet