Burri e përvëlon në fytyrë me qumësht, gruaja rrëfen tmerrin: Më kapi dhe më gjuajti

gruaja-1.jpg

D.S është martuar në moshën 16-vjeçare, dhe ajo që shfaq një tjetër problem social të shoqërisë shqiptare, është edhe fakti që familja e saj e braktisi pasi ajo i kërkoi ndihmë dhe strehim për tu larguar nga bashkëshorti i dhunshëm. Me daljen e tij nga burgu për herë të parë, e reja është detyruar të kthehet sërish me bashkëshortin, ndërsa dhuna na ka ndalur. Ajo është divorcuar me të kur ishte shtatzënë me fëmijën e dytë, djalin sot 4-vjeçar i cili nuk e ka njohur babanë. Ai filloi të keqtrajtonte fëmijët duke i kafshuar, çka bëri që nëna e fëmijëve ta denoncojë sërish burrin në polici, duke e çuar sërish pas hekurave. Një dhunues i panxënë, i dalë vetëm dy muaj më parë nga burgu, ju rikthye ‘vesit’ të vjetër duke ju futur në banesë me dhunë ish-bashkëshortes, ku e keqtrajtoi me grushte e shkelma duke i hedhur qumësht të valuar në trup në dhomën e gjumit të dy fëmijëve, ndërsa i vodhi edhe lekët që ajo kishte në çantën e saj. Dhunës nuk i shpëtoi as nëna e të resë me të cilën ajo jeton në një banesë në zonën e Kombinatit së bashku me fëmijët. ”

Ishte ora e 2 e gjysmë e natës. Unë isha te dhoma e gjumit me fëmijët në një krevat. E ndej që u mbyll dera e dhomës dhe u fikën dritat dhe aty i tremba. Kur unë ndez dritën e telefonit ndez dritën për të shikuar. Sa  ndez dritën ai ma hedh tenxheren syve. Ai më kapi dhe më gjuajti. Më kishte marrë pasaportën dhe lekët që i mbaja në çantë. Në momentin kur mami ndërhyri i gjuajti edhe mamit. Në momentin kur hapën derën e shkallëve ai hidhet nga dritarja dhe ikën”, thotë 25-vjeçarja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303