Burri hedh BMW-në në lumë, donte Jaguar

Një burrë nga India,  donte t’i dhuronin një makinë Jaguar për ditëlindje, por kur nuk e mori u inatos keq.

Në vend të saj, i dhanë një BMW, e cila kushton rreth 49 mijë dollarë, por e hodhi në lumë. Videoja u postua në rrjetet sociale ku makina shihet duke “lundruar” në lumin e shtetit verior Indian, Haryana.

Më vonë, u bllokua në një pellg me bar të gjatë. Ndërkohë policia po heton ngjarjen, raportojnë mediat lokale.