fbpx

Burri hipën mbi pusin e naftës dhe kërcënon: Do hidhem…

Kucove-1.png

Një 58-vjeçar nga qyteti i Kuçovës hipi sot në një nga puset e naftës në Kuçovë dhe kërcënon se do të hidhet nga lart.

Në zonë kanë shkuar forcat e policisë që po negociojnë për të zbritur 58-vjeçarin nga kulla metalike.

Sipas informacioneve zyrtare, policia ka marrë njoftim sot rreth orës 11:45 kemi marrë njoftim se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me të me qëllim zbritjen e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303