fbpx

Burri lëshoi akuzat për Sanatoriumin: Dy veta i mbytën para syve të mi. Reagon mjekja: Këto janë gënjeshtra

bala-770x433.jpg

Mjekja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Silva Bala ka bërë një reagim të fortë pas akuzave nga ish-pacienti Andon Qako. Ajo hodhi poshtë akuzat dhe tha se ai do të ndiqet në rrugë ligjore.

Mua më vjen keq që me punën e personelit të luhet në këtë mënyrë, të sfumohet apo shkelet puna e personelit që është në detyrë 24 orë në 24. Nuk është e vërtetë që ushqimet e familjarëve nuk lejohen dhe u merret në sajë të vlerave monetare. Absolutisht jo! Aty ka 2 personel shëndetësor, që në orare të caktuara marrin ushqimet dhe veshmbathjet që i dërgojnë në dhomat përkatëse. Kjo është të luash edhe me jetën e të sëmurëve e familjarëve, një propagandë e tillë, nuk i shërben askujt, por më shumë pacientëve.

Sa i takon ushqimit që u jepet pacientëve nga spitali mjekja tha se ai hartohet me dieotologë, dhe nuk i kursehet askujt.

Ushqimi për të sëmurët bëhet me mjekë dietologë, sasia, yndyrnat, karbohidratet, kaloria përcaktohen nga dietologë dhe ushqimi është i duhur që duhet të marrin pacientët përmban lëndët e domosdoshme për këto pacientë. Edhe nëse pacientët kanë patur kërkesë për ushqim shtesë, nuk i kursehet askujt. Të sëmurët që nuk ushqehen dot, ngrihen nga personeli shëndetësor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303