fbpx

Burri ‘nxehet’ keq në Tiranë, godet me shkop një police

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Bëhet me dije se ai ka goditur me shkop një police në krye të detyrës.

I arrestuari është Veprim Matraku.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në rrugën e “Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.