fbpx

Burri qan me ngashërim, bën deklaratën e fortë: Kam nënën te Infektivi prej 5 ditësh, nuk e di a është gjall a vdek

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-1.jpg

Një qytetar nga Berati ka shtruar të ëmën 88-vjeçare në Spitalin Infektiv. Ajo është infektuar me Covid.

“Nuk e di se çfarë bëhet me nënën time atje. Se ka vdekur, se do pastruar. Në të tërë vendet, në Maqedoni, Kosovë lejohet një njeri brenda të paktën 10 minuta që ta shikojnë. S’kemi mundësi tjetër. Unë nuk lëviz nga këtu.”

Kërkon të paktën ta shohë përmes celularit, e që dikush nga infermierët ti japë këtë mundësi komunikimi.

“Rëndësi për ne ka që dua të shikoj nënën me sy. 1 minutë, 2 minuta, një telefon t’ja lëmë atje brenda që ta shikoj është gjallë apo jo. Ngrijeni zëri për këtë gjendje të njerëzve, nuk është kaq kritike të mos shikosh një njeri 2 minuta.”, tha për Ora Neës

Ky nuk është rasti i parë që qytetarëve u mohohet e drejta për tu informuar nga mjekët.

Në oborret e spitaleve Covid shumë familjarë e të afërm të pacientëve rrinë me ditë për të marrë të dhëna për të sëmurët në shtretër.

Ata që vijnë nga rrethet e kanë edhe më të vështirë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303