Një vajzë është rrëmbyer së fundmi. Ky rast është raportuar në Kosovë, ku thuhet se një burrë 42-vjeçar ka rrëmbyer vajzën dhe e ka çuar në një hotel në Pejë.
Vajza, identiteti i të cilës nuk është bërë me dije, ka mundur të njoftojë policinë. Po ashtu është raportuar se ajo ka pasur lëndime në trup. Policia ka arrestuar të dyshuarit, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë me dije disa detaje nga ngjarja.
“Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm nga liria” dhe “shkaktimin e lëndimeve trupore” ndaj viktimës. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë, ndërkaq në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme rreth këtij rasti,”-ka thënë Nikçi.