Burri vret gruan në mes të ditës në Durrës, dëshmitarët: Debate të ashpra mes tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku burri ka vrarë gruan e tij brenda një byrektoreje. Ngjarja tragjike ka ndodhur te sheshi “Azem Hajdari”.

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja, ku disa dëshmitarë thanë se kishte pasur debate dhe konflikte të ashpra mes çiftit.

Ndërkohë, pas krimit burri vrasës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të krimit.