Bushati flet për Kurtin dhe Vjosën, thumbon ashpër Ramën për mediat dhe…

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur në lidhje me zgjedhjet në Kosovë si dhe për kandidatët për kryeministër: Albin Kurti ose Vjosa Osmani.

Teksa fliste në emisionin ‘Përballë’, Bushati theksoi se dy politikanët nuk kanë pasur lidhje me apo marrëdhënie okulte me oligarkinë financiare të Kosovës.

Më tej, ai ka sulmuar ashpër edhe Ramën në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

“Në rast se shohim të dy kandidatët, qoftë Albini apo Vjosa, nuk mund të thuhet për asnjërin që në të shkuarën të tyre të kenë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me të ashtuquajturën oligarki financiare në Kosovë.

Raporti i tyre shumë i ndryshëm me mediat, nga raporti që përgjithësisht ne politikanët në Shqipëri kemi me mediat.

Mënyra si u pasqyrua fushata dhe një lloj kordoni sanitar që përcaktuan kandidatët dhe partitë politike për ekrane dhe studio të caktuara të cilat konsideroheshin si studio në duart apo instrument të qarqeve të caktuara politike apo ekonomike.

Mendoj që këto lloj elementesh ne gjithashtu duhet ti kemi parasysh në administrimin e të gjithë jetës politike në Shqipëri”, tha Bushati.