Bushati: Lista e grekëve “non grata” do të shtohet

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se pas ngjarjes në Bularat, Shqipëria ende nuk ka mbyllur listën me grekë “non grata” në Shqipëri.

Bushati dënoi ashpër heshtjen e Greqisë përballë një realiteti kur është faktuar goditja e policisë shqiptare.

“Heshtja e Athinës zyrtare dhe opinionit publik në Greqi për aktin e gjuajtjes ndaj policisë, është zhgënjyese. Prisja një distancim nga ato që ndodhën gjatë ceremonisë mortore të Kacifasit”, pohoi Bushati.

Ai tha se autoritetet shqiptare kanë qenë në pritje të një reagimi nga pala greke për shfaqjet ekstremiste që ndodhën në Bularat, gjatë ceremonisë së varrimit të minoritarit grek.

“Kemi pritur që nga qeveria greke të kishte një distancim të qartë sidomos nga shfaqet ekstremiste gjatë ceremonisë mortole dhe instrumentalizmit negativ që u bë”, tha ministri në “Real Story”, në Vizion Plus.

Lër një koment