fbpx

Bushati për grekët: Tolerancën mos të na e marrin për dobësi

bushati.jpg

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ishte sot në Bashkinë e Malësisë së Madhe, në një takim me banorë në vijim të turit të llogaridhënies. Ministri Bushati foli për ngjarjen në Bularat, duke mbështetur vendimin e zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, për shpalljen “non grata” të 52 grekëve.

“Vendimi i djeshëm i Ministrit të Brendshëm për të shpallur ‘non grata’ 52 qytetarë grekë, të cilët kanë shkelur lgjin dhe Kushtetutën shqiptare, rendin kushtetues me deklaratat dhe veprimtarinë e tyre në Shqipëri është një vendim i mbështetur në Kushtetutë, ligj dhe në praktikën ndërkombëtare që aplikon çdo vend”, tha Bushati.

“Ne jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin maksimal për të kuptuar në radhë të parë shkallën e përfshirjes edhe të elementëve të tjerë, pavarësisht statusit që ato kanë, sepse siç dihet, në atë ceremoni kanë marrë pjesë jo vetëm qytetarë të zakonshëm por edhe njerëz me status zyrtar. Për pasojë, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore dhe ato diplomatike. Aty ku rasti e do për të ndjekur një procedurë diplomatike e sigurt është që tolerancën tonë nuk ka pse e merr askush për dobësi. Ne nuk duhet asesi të biem në kurthin e ekstremizmit sepse përkeqësimi i marrëdhnieve apo rënia në këtë lloj kurthi nuk i shërben miqësisë ndërmjet dy popujve tanë”, shtoi ministri i Jashtëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *