“Bushati tradhëton sërish Ramën”

Deputeti i pavarur Lefter Maliqi i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ka komentuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit dhe kërkesën e mazhorancës për të shkarkuar presidentin Meta.

I pyetur nëse ka pasur komunikime me socialistët, Maliqi u shpreh se ai beson se të paktën 7 deputetë të majtë do të refuzojnë që të votojnë për shkarkimin e Metës, një prej emrave më të sigurt sipas tij është dhe ai i Ditmir Bushatit.

“Besoj se në mënyrë diplomatike do të ketë nga ata që do e ngrejnë zërin, unë jam i bindur që mbi 7 deputetë socialistë nuk do të votojnë për shkarkimin e Metës, një ndër ta ai i Shkodrës (I referohet Ditmir Bushatit), por besoj se do të ketë dhe nga deputetët fallso të opozitës së re që do i japin votat Ramës. Në rast se zgjedhjet mbahen në 30 Qershor, situata e përplasjes civile është e pashmangshme nga ana e policisë. Në një qendër votimi është vetëm një polic, i cili nuk mund ta shmangë përplasjen mes qytetarëve që janë disa herë më shumë në numër”, deklaroi deputeti.