Butrint Imeri thyen heshtjen, publikon foto me Kiarën

Prej shumë kohësh përflitet se Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë në një lidhje, por asnjëri nuk ka pranuar asnjëherë asgjë, madje kur janë pyetur e kanë mohuar diçka të tillë.

Fotot e të dyve së bashku janë të rralla, por edhe ato që janë ose janë të shkrepura nga paparacët ose janë të shkëputura gjatë emisionit “Select” në periudhën që Kiara e moderonte, ndërsa Butrinti ishte i ftuar.

Untitled 7

Butrinti ditën e djeshme ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me Kiarën.

Të dy mbajnë shkopinj golfi në duar, në një fushë të gjelbër dhe të veshur sportivë.

“Hajt Hajt”, -vetëm kaq ka shkruar këngëtari në foton e postuar dhe s`ka dhënë asnjë detaj më shumë.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë videoklip të tij, ku do të shfaqet edhe Kiara apo është thjesht një foto.