fbpx

“Buxheti 2019”, Ahmetaj liston sektorët: Rritje pagash me 7 %

44654935_1031511247021838_2124351744417726464_n-675x450.jpg

Ministri Ahmetaj

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, nga kryesia e Kuvendit të Republikës ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2019.  Ministri në fjalën e tij tha se do të vijohet me nxitjen e punësimit në të gjithë sektorët.

Prezantimi i projektbuxhetit po zhvillohet në  këto momente në Kryesinë e Kuvendit.

Ministri Ahmetaj theksoi se do të ketë rritje me 7 pikë përqindjeje në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.

“Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës. Rritja  pritet të mbështetet nga konsumi e investimet. Shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% . Ligji për tatim të të ardhurave, ulje në 8%”. Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind,  në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind. Investimet publike janë parashikuar në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, apo 88.8 miliardë lekë. Subvencioni nuk do të jetë më pasiv.”, tha ministri Ahmetaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *