Buxheti 2020, debate mes Finos dhe Ministres Gjonaj, ja propozimi që nxehu gjakrat

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve është diskutuar për buxhetin 2020 për financimet në institucionet e drejtësisë. Ministrja Gjonaj u shpreh se  po shikohet mundësia për të rritur pagat e policisë së burgjeve dhe stafit mjekësor.

Pas fjalës së saj foli Bashkim Fino, i cili tha se sistemit të drejtësisë i janë dhënë fonde të jashtëzakonshme dhe sipas tij ka edhe prokurorë që marrin pagë më shumë se presidenti i vendit.

“Keni bërë skandal nga fondi i pagave nuk mund të japësh shpërblim, prandaj nuk jepni pagat për dy vitet e fundit.  Ju kemi dhënë fonde të jashtëzakonshme,pra që i kemi dhënë në sistemin e drejtësisë. Ka prokurorë që marrin dy herë më shumë se ajo e presidentit, pra mbi 700 veta, Këtë e kemi bërë koshiencë. Mbase shumë nga institucionet kanë përfituar por e kemi bërë me koshiencë. Ju duhet të keni një strukturë për të monitoruar këtë gjë, për ecurinë e ngritjes së këtyre institucioneve që të vijnë këtu edhe të na ankohen nga ana financiare”, u  shpreh ai.