Buxheti i Arsimit për 2019-ën/ Rama-Nikolla: Ja sa rriten pagat e mësuesve

Screenshot_1-45.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, kanë prezantuar sot buxhetin për arsimin për vitin 2019.  Ata janë ndalur te investimet, rritja e pagave apo edhe ccështja e librave falas.

Nikolla u shpreh se “buxheti mundëson rritjen e pagës për të gjithë mësuesit me 7 përqind”. Ajo tha se projekti pilot “bëjmë detyrat e shtëpisë”, që mundëson që pasdite nxënësi të kryejë detyrat e shtëpisë brenda mjediseve të shkollës, do të shtrihet në 90 shkolla. Në këtë mënyrë, prindërve do u hiqet një barrë, tha Nikolla.

Ministrja u shpreh se për vitin e ardhshëm do të ketë rreth 1.000 ndihmës mësues në shkollat në vend, për fëmijët me aftësi ndryshe.

Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria ka shpërndarë librat falas, por ka hasur në kundërshtinë e disa prindërve “virtualë” që sipas Ramës nuk duan të kthejnë librat në fund të vitit sërish në shkollë. Rama tha se libri është një  “dashuri” dhe duhet të trajtohet me kujdes, pasi kjo sipas kryeministrit është një metodë jetese.

 

scroll to top