fbpx

Buxheti për ushtrinë e Kosovës

kosovo-soldiers-1.jpg

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile formimit të ushtrisë së Kosovë. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë do të jetë Ministri e Mbrojtjes dhe pjesëtarët së FSK-së do të jenë ushtarët e vendit.

Por cili është buxheti që kjo Ministri do të ketë për vitin e ardhshëm 2019 dhe sa u rrit ajo në krahasim me vitin që shkoi?

Për vitin që vjen, me draft-buxhetin e Qeverisë, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) pritet të ketë një buxhet pre 58.6 milionë euro.

Sipas kategorive të shpenzimeve të këtij buxheti, rreth 40 për qind e këtij buxheti të paraparë, pritet të shkojë për paga dhe mëditje. Kategoria e cila radhitet më pas për nga shpenzimi i këtyre mjeteve janë: shpenzimet kapitale të cilat marrin pjesë me 37.8 për qind, pastaj shpenzimet për mallra dhe shërbime me 20.6 për qind dhe shpenzimet komunale me pjesëmarrje prej 1.6 për qind.

Vlerësimet e buxhetit për 2020 dhe 2021 tregojnë se Ministria e FSK-së parashikon të shpenzoj deri në 16 mijë euro për t’u pajisur me armatim “M93 Hornet”, të cilat janë prodhim amerikan, që kanë një peshë të përgjithshme prej 15.9 kg dhe komandohen me telekomandë deri në 2 kilometra.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *