Buzëqeshni, do ndiheni më të lumtur

Buzëqeshja me të vërtetë mund t’i bëjë njerëzit të ndihen më të lumtur, sipas një studimi të ri.

Psikologët amerikanë kanë studiuar për rreth 50 vite të dhënat e shumë personave për të testuar nëse shprehjet e fytyrës mund t’i bëjnë njerëzit të ndiejnë emocionet që lidhen me ato shprehje.

Ata zbuluan se buzëqeshjet i bëjnë njerëzit të ndihen më të lumtur, duke ndikuar tek ata që ndihen më të zemëruar, dhe të trishtuar.

Megjithatë, efektet nuk janë shumë të forta dhe studiuesit paralajmërojnë se buzëqeshja është një mënyrë për të kompensuar kushtet negative të shëndetit mendor si depresioni./real-news.tv/