Bylykbashi: Opozita fiton 84 mandate, ja vija jonë e kuqe te reforma zgjedhore

bylk.jpg

Teksa pritet që të fillojnë serish diskutimet e reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik ku përfaqëson Partinë Demokratike, është shprehur në emisionin Top Talk në Top Channel,

“Kjo është një vijë e kuqe për sa na takon ne. Formula e shpërndarjes së mandateve është e përfshirë në atë që është dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit dhe është e pandryshueshme. Kjo mbrohet nga Komisioni i Venecias nga standardet e OSBE-së dhe nga marrëveshja e 5 qershorit”, shprehet ish-deputeti.

Ai është shprehur se opozita pret që të fitojë 84 mandate në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021. Bylykbashi shtoi se asgjë nuk është e pamundur dhe se kryeministri Edi Rama e di që do të humbas thellë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303