fbpx

Bylykbashi: Qeveria po kushtëzon kohën e deputetëve të opozitës

3-3.png

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka akuzuar qeverinë për kushtëzim të anëtarëve të opozitës në Komisionet Parlamentare. Teksa ka folur në Kuvend, Bylykbashki ka thënë se ky vendim është anti-kushtetues dhe se nuk lejon që opozitës ti dëgjohet zëri. Ai gjithashtu ka adresuar disa nga problemet ebamorëve të Durrësit, ku prej tyre ka theksuar se shumë qytetarë janë ende pa banesa që nga tërmeti që ra në vitin 2019.

“Vendimi i mazhorancës për të kufizuar kohën e fjalës së deputetëve në grupet parlamentare është antikushtetues. Përpara se të jem anëtar i një grupi, jam deputet i Republikës e përfaqësoj popullim. Kufizimi i fjalës është në themel kufizim i mandatit tim për të përfaqësuar qytetarët. Në legjislaturat e mëparshme më kërkohej të flisja edhe dy herë në seancë, ndërsa sot po flas sepse mu miratua e drejta e fjalës nga grupi im. Kjo sepse mazhoranca pasi pengon hetimin për mbylljen e një TV që na kushtoi 120 milionë euro, sot na ka kufizuar të drejtën e fjalës në emër të zgjedhësve. Opozita duhej të ankonte këtë vendim antikushtetues të parin në Gjykatë Kushtetuese. Vetëm disa deklarata nuk mjaftojnë!

Durrsakët po hyjnë në dimrin e tretë pas tërmetit. Deri në ditën e zgjedhjeve qeveria derdhi lumë paratë e dëmshpërblimeve dhe bonusin e qerasë. Por për tre muaj nga gushti, mijëra qytetarë nuk i morën bonuset dhe vetëm pas denoncimeve nga opozita dhe media sapo ka filluar shpërndarja dhe vetëm një muaj i prapambetur është paguar vetëm për një pjesë. Qytetarët janë në hall sepse qeradhënësit duan paratë që u takojnë. Nga 615 pallate me dëmtime DS1 – DS3, vetëm rreth 400 janë rikonstruktuar. 1/3 ende nuk është rikonstruktuar. Por askush nuk di nëse punimet e kryera nga vetë banorët janë sipas standarteve të sigurisë.

Nga rreth 120 pallate me dëmtime të rënda në gradën DS4, vetëm 10 pallate janë duke u përforcuar. Pra as 10% e tyre. Nga 22 pallate të shembur, vetëm 3 janë në rindërtim, dhe asnjë nuk është dorëzuar. Po hyjmë në dimrin e tretë post-tërmet. Ama shpenzimet për monstrën prej betoni e çeliku që e quani Veliera nuk ndalen. Ne vitin 2020, menjëherë pas tërmetit, Velierës iu dedikuan 850 milionë lekë. Në vitin 2021 ajo shëmti gëlltiti 2.5 miliardë lekë. Pra nga tërmeti e deri më sot, janë harxhuar 3.35 miliardë lekë për diçka që nuk I duhet askujt,pa llogaritur paratë e harxhuara që nga fillimi. Ama një pjesë e madhe e durrsakëve të goditur nga tërmeti nuk marrin bonuset e qerasë, nuk u rikontruktohen, apo rindërtohen banesat”, është shprehur Bylykbashi

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303