fbpx

“Ca ishin qethur skiç, qesh ti qesh…”. Murrizi ju bën thirrje kolegëve: Mos e votoni sepse…

Deputeti Myslim Murrizi ka dalë sot kundër ligjit pët heqjen e TVSH-së për jahtet, pasi sipas tij, është ligj luksi.

”Ligji për TVSH e jahteve, është ligj luksi. Nuk jam shumë optimist se do rritet turizmi dhe punësimi me këtë ligj. Këtë vit kemi patur turistë me klering kemi përzënë jashtë vendit 2 milionë shqiptarë, dhe nuk mund të ndreqni asgjë me këtë propozim.

Do isha dakord, dhe do të votoja sikur të sillnit ligj për heqjen e akcizës së naftës në bujqësi, do votoja sikur të hiqnit tvsh-në e ushqimeve bazë, të sillnit ligj për shqiptarët në këtë situatë kolere, keni bërë ligj për veten tuaj. I trembeni si djalli temjanit votës së shqiptarë, jeni bërë si dy grushta vemjesh që rrini në hijën e sulltanit eja të votohemi dhe ishalla na “fëlliq “vota e shqiptarëve, as në 1997 nuk erdhën banditë në parlament, ky parlament u mbush me kriminelët që sollët ju”. Jeni një dhe nuk keni si të ngjani. Jeni një, herë uleni në pallat të kongreseve, herë në bunker, herë në zyrat e Enver Hoxhës dhe hani pica. Jeni bërë si dy grushta vemjesh që rrini nën këmbët e Edi Ramës, sulltanit të Surrelit. Çfarë sikleti keni që t’jua shikojë shqiptari emrin, emrin e babës dhe surratin. Meqë dashkemi të mbijetokemi në politikë dhe qenkemi vegjetues.

Këtu për 2 javë ndërrojnë çehre. Nga Nano 1 Nano 2, Berisha 1 Berisha 2, Rama 1 Rama 2, por nuk guxuat të ndërroni as ngjyrimin e naftës. Ndaj atë komitetin që mbledheni në mejhane hajde ta bëjmë këtu. Të vijnë të flasin, por nuk vijnë sepse bashkë me ju kanë marrëveshje”, deklaroi Murrizi.

Ndërkohë që nuk la mangët as një batutë me kolegët që më në fund ishin qethur, dhe kishin bërë modelet e preferuara të flokëve, pas hapjes së berberanëve.

“Desha të falenderoj urdhërin e kryeministrit, u kënaqa shumë kur pashë look-un e disa deputetëve, qesh ti Majko, se ti qethesh tradicional, ca kishin marrë pamjen e Ismail Qemalit, ca ishin qethur skiç, uroj që nga e hëna tjetër, të hapet ndonjë asortiment tjetër”, tha Murrizi.