“Ngujimi” në çadër, Topalli, Bode dhe 9 deputetë fitojnë rrogat

Screenshot_4-21.png

Jozefina Topalli kur iu bashkua protestës së opozitës tek 'çadra'

Ajo ç’ka bie në sy është se janë vetëm 11 deputetë që kanë rifituar pagat e bojkotit të  vitit 2014 dhe 2017, kur u ngrit dhe çadra e opozitës  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Këtu mund të permendim Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Ristani, Flamur Noka, Aldo Bumcci etj…

Dy opozitarë të tjerë kanë fituar pjesërisht pagat e hequra, si deputetja Jorida Tabaku dhe ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj.

Pjesa tjetër e deputetëve prej 8 personash nuk kanë arritur të bindin gjykatën Administrative të Tiranës. Ata janë Astrit Patozi, Igli Cara, Bedri Hoxha, Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Arbiloa Halimi, Irma Kopliku, Roland Keta.

Sipas gazetës Panorama, paditë e bëra nga ish deputetët dhe deputetët e PD janë bërë për dy bojkotet e zhvilluara nga opozita në legjislaturën e shkuar.

Bojkoti i parë i opozitës u bë në vitin 2014 pas konfliktit fizik mes Arben Ndokës nga PS e Gent Strazimiri nga PD që çoi në miratimin e ligjit të dekriminalizimit.

Periudha e dytë e bojkotit përkon me atë që u pagëzua si “çadra e opozitës” ku përreth 4 muaj opozita bojkotoi punimet e Kuvendit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303