Çaji jeshil shëron disa sëmundje

green-tea-1024x672.jpg

Përdorimi i çajit të gjelbër mund të ulë rrezikun e prekjes nga disa lloje të kancerit.

Kjo pasi ky çaj përmban shumë antioksidantë të cilët janë faktorë për prekjen nga disa lloje të kancerit.

Antioksidantët mbrojnë arteriet dhe indet, duke ngadalësuar plakjen. Përpos plakjes, një tjetër veti kuruese dhe e dobishme për një pjesë të mirë të shoqërisë është edhe ajo e humbjes së peshës trupore.

Substancat e tij favorizojnë lëvizjen e yndyrave dhe rrisin metabolizmin. Këto substanca kanë edhe efekt diuretik, ulin oreksin e ndjenjën e urisë dhe luftojnë celulitin.

Sipas Helathline, një studim thotë se gratë të cilat kanë pirë çaj të gjelbër kanë rrezik 20 apo 30 përqind të preken më pak nga kanceri i gjirit.

Përveç kancerit të gjirit, çaji i gjelbër ul me 48 përqind rrezikun që të prekeni nga kanceri i prostatës.

Healthline më tej shkruan se shumë studime kanë treguar se ata që pinë çajin jeshil kanë më pak gjasa të preken nga disa lloje të kancerit.

Çaji jeshil mund të përdoret edhe për të shoqëruar kurat kundër sëmundjeve alergjike. Ashtu sikurse ulja e kileve të tepërta dhe rënia e flokut mbetet një shqetësim i madh, çaji jeshil ndihmon për të luftuar rënien e flokut. Ai ka në përbërje flavonoide, vitamina dhe oligoelementë të cilët janë ndër armët më efektive në luftën kudër rënies së flokut./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303