TË FUNDIT

Cakaj flet për raportin e OSBE/ODIHR, reagon PD: Opozita nuk ka faj, KQZ shkeli ligjin

PD ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Cakaj tha se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit kritikonte më shumë opozitën.

Ndërkohë, Gazmend Bardhi i është kthyer Cakajt, duke thënë se nuk është përgjegjësi e opozitës pse KQZ ka shkelur ligjin.

“Për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike. Për herë të parë specifikohet se veprime dhe sjellje të qeverisë, institucioneve të tjera përfshi gjykatën dhe prokurorinë, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin. Për këtë nuk mund të jetë përgjegjëse opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës u shantazhuan dhe kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama”, tha Bardhi.

Bardhi deklaroi se raporti i OSBE nuk mund të ishte për opozitën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat