Cakaj: Hapja e negociatave, mundësi për të realizuar ndryshimet

cakaj.jpg

Në nisje të Javës së Evropës, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj thotë se hapja e negociatave nëse do të behet realitet do të jetë një mundesi për të realizuar ndryshimet.

Gent Cakaj: Në presim që raporti i komisionit, i cili do të publikohet në fund të këtij muaj, do të jetë dëshmi e patjetërsueshme e shndërrimit pozitiv, parimit përmbajtësor që vendi ka bërë në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian. Procesi i negocimit për Shqipërinë ndoshta është më i rëndësishëm sesa vetë akti i anëtarësimit. Ngaqë ky proces ofron një shtysë për ndryshime strukturore dhe mundëson një reformë gjithëpërfshirëse. Hapja e negociatave nëse do të behet realitet në qershor nuk do të jetë kurorëzim i ndryshimeve që duam. Por do të jetë mundësi shtesë për të realizuar ndryshimet radikale që ne aspirojmë, për të bërë Shqipërinë shoqërisht më të drejtë, demokratikisht më të fuqishme dhe instucionalisht më funksionale. Procesi i negocimit mundëson edhe realizimin e plotë institucional të Shqipërisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303