fbpx

Cakaj mbledhje virtuale me Eliot Engel: Do të punojë me Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës

engel.jpg

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje virtuale me Kongresmenin Eliot Engel.

Në një postim që ka bërë në rrjete sociale, Cakaj bën të ditur se, Kongresmeni Engel e siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë e shqiptarëve.

Engel, sipas Cakajt  gjithashtu pohoi se Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën e tij. Cakaj më tej, shprehu mirënjohjen për çdo gjë që ka bërë deri më sot Kongresmeni, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviçit, deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

“Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time – kështu më tha sot Kongresmeni Eliot Engel në një mbledhje virtuale. Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve! Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra Kongresmen.”– shkruan ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303