fbpx

Cakaj si Rama, mohon fajin për negociatat: S’vjen nga dështimi i Shqipërisë…

gent.jpg

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj përsëriti qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për moshapjen e negociatave me BE-në.

Në një deklaratë për mediat nga Ministria e Jashtme, Cakaj tha se, vendimi për moshapjen e negociatave “s’vjen nga dështimi i Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e nevojshme për çeljen e bisedimeve, por për shkaqet se BE është në një proces të rishqyrtimit të vetvetes

“Kryeministri i Francës ka një qëndrim që s’duhet në zhvillohen negociatat pa një parje të procedurave të hapjes së negociatave”, shtoi.

Edhe kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të dhënë një ditë më parë ka shprehur të njëjtin qëndrim, duke thënë se Shqipëria i ka bërë detyrat. Deklaratë e bërë kjo, në kushtet kur vende të BE-së konstatuan probleme të shumta lidhur me detyrat e shtëpisë.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe kryeministri francez Emanuel Makron, deklaruan se Shqipëria s’ka bërë progres mjaftueshëm për të bindur gjithë vendet anëtare të BE-së për një “po”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303