fbpx

Cakaj takim me përfaqësuesin e NATO-s, tregon fokusin kryesor të bisedës

02fc3f5224903f1398063ad68f80e139_L.jpg

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka takuar Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Cakaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ku shprehet se tematika e diskutimit të këtij takimi ishte kontributi ushtarak e teknik i Shqipërisë në NATO si dhe prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së.

‘Gjatë qëndrimit në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mircea Geoana !

Ndamë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin e zhvillimin e rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO. Theksuam edhe njëherë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024.

Po ashtu, biseduam për prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdim të komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta’, shkruan Cakaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303