Cakaj takim me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës: Bashkëkombësit tanë…

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka pritur në një takim në Tiranë përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.

Përmes një statusi në ‘Facebok’, ai shprehet se bashkëkombësit tanë në Serbi nuk janë vetëm një faktor margjinal por një aset shumë i vyer shoqëror e kombëtar.

Cakaj bën me dije se ndanë së bashku pikëpamje të njëjta për disa çështje, si pasivizimi i vendbanimeve në Luginë të Preshevës apo përfshirja proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore.

Statusi i plotë:

Sot pata nderin e veçantë të pres në takim zyrtar në Tiranë përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës !

Bashkëkombësit tanë në Serbi nuk janë vetëm një faktor margjinal por një aset shumë i vyer shoqëror e kombëtar. Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre !

Mes të tjerash, ndamë pikëpamje të njëjta në një varg çështjesh:

Së pari, pasivizimi i vendbanimeve në Luginë të Preshevës nuk përbën vetëm qasje përjashtuese shoqërore por edhe dëmtim përmbajtësor të demokracisë atje;

Së dyti, njohja e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme e përdorimi i papenguar i simbolebe kombëtare është jo vetëm në shërbim të ruajtjes së identitetit të tyre por eshe kusht i zhvillimit të përgjithshëm atje;

Së treti, përfshirja proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore do të mbetet një kauzë që do t’i japim zë vazhdimisht e bashkërisht.

Jashtëzakonisht krenar me vullnetin e tyre për të tejkaluar dallimet e brendshme në shërbim të objektivave madhore kombëtare