Caktohet data e takimit mes Kim Jong-Un dhe Putin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, më 25 prill në qytetin lindor të Rusisë, Vlladivostok, njoftoi zyrtari i Kremlinit, Juri Ushakov.

“Putin dhe Kim do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në gadishullin Korean”, tha Ushakov.

Takimi do të mbahet në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t’i dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.

Dy takimet e mbajtura mes Trump dhe Kim nuk kanë arritur të arrijnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean./real-news.tv/