fbpx

Calavera: Ngrini pa vonesë Gjykatën Kushtetuese

calcavera-leyla.jpeg

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) deklaroi se BE do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi e cila ka arritur një moment kyç.

Në ceremoninë  e inagurimit të godinës “Poli i drejtësisë” Genoveva Ruiz Calavera u shpreh:  BE ka mbështetur reformën në drejtësi jo vetëm në aspektin financiar por edhe me përkrahje në të gjitha aspektet e saj në ndryshimet kushtetuese. Në këtë punë kemi injurajuar gjithë kohës zbatimin e reformës për të ecur në një drejtim: në konsolidimin e këtij sistemi, që të ishte i pavarur,  llogaridhënës si dhe të ishte transparent në të mirën dhe interesin e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë edhe tani që reforma ka arritur në një moment kyç.

Ajo nënvizoi konsolidimin e reformës në drejtës dhe konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese duke nënvizuar që për shkak të shpejtësisë të mos cënohet cilësia.

Genoveva Ruiz Calavera: “Është thelbësore që përpjekjet të vazhdojnë për konsolidimin e plotë të kësaj reforme me angazhimin e plotë për të ruajtur cilësinë, duke mos dëmtuar cilësinë pavarësisht shpejtësisë. U bëjmë thirrje aktorëve të ndërmarrin përgjejgësitë e tyre pa vonesa. Të kemi konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektori të Lartë të Drejtësisë.  “

Reformën në drejtësi e quajti shans historik dhe është mundësia për të çelur derën e Shqipërisë në BE

Genoveva Ruiz Calavera: “Proverba thotë: Roma nuk undërtua brenda një dite, prandaj një reformë e tillë funksionale nuk mund të bëhet në një ditë por do vite angazhim dhe mbi të gjitha integritet më të lartin e mundshëm.

Të gjithë institucionet kanë një shans historik për Shqipërinë, pasi është përkushtimi juaj që do të përcaktojë suksesin e reformës. Është një mundësi pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë për këtë reformë. Ëështë një mundësi pasi kjo reformë është mundësia për të celur derën e Shqipërisë në BE prandaj ne nuk mund ta humbasim këtë shans historik” 

Fjalën e saj e mbylli me një mesazh për magjistratët e rinj

“Festimi i sotëm është për ju, pasi ju jeni e tashmja por ju i përkisni dhe të ardhmes. Të jeni magjistratë do të thotë që të keni një mision për ti shërbyer vendit tuaj dhe qytetarëve të Shqipërisë. Prandaj çdo vendim që do të merrni në të ardhmen do të ndikojë jo vetëm në karrierën tuaj por edhe në jetën e shumë njerëzve. Prandaj përdorni mirë këtë përgjegjësi duhet të jeni të gatshëm të shërbeni me nder, integritet dhe respekt për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit” u shpreh Calavera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303