fbpx

‘Çamët ishin kriminelë’, deklarata e fortë e presidentit grek Pavlopoulos

5a7c2ffacd3a1844102c5166.jpg

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos akuzoi Shqipërinë se vazhdon të kërkojë të drejtat e çamëve. Ai përdori një gjuhë të ashpër dhe me tone kërcënuese ndaj Tiranës. Pavlopulos tha se Shqipëria nuk i ka braktisur kërkesat sipas tij të pakonceptueshme, gjoja të drejtave të çamëve kriminelë.

Ndërsa i bëri thirrje popullit grek të bashkohet për të mbrojtur pa lëshime çështjet kombëtare, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos akuzoi Shqipërinë se vazhdon të kërkojë të drejtat e çamëve.

Pavlopulos përdori një gjuhë ekstreme dhe me tone kërcënuese kur tha se Tirana zyrtare nuk i ka braktisur kërkesat sipas tij të pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë.

“Nuk ka perspektivë, ecuri të Shqipërisë fqinje drejt zonës evropiane,  kur për fat të keq, ende edhe sot nuk i ka braktisur kërkesat e pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve. Çfarë duhet të bëjmë, t’u japim të drejtë bashkëpunëtorëve të nazistëve?! Jemi absolutisht të sinqertë, qëndrimi ynë nuk ka asgjë hakmarrëse. Qëndrimi ynë kërkon respektin e së drejtës dhe të historisë,”-tha Prokopis Pavlopoulos.

Edhe më parë kreu helen ka theksuar se Greqia nuk e kundërshton anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa kujtoi respektimin e plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Europiane.

Pavlopulos i bëri deklaratat nga Konica ku mori pjesë në kremtimet për 106-vjetorin e çlirimit të saj nga osmanët. Ndërsa foli përpara të pranishmëve, ai kërkoi edhe zbatimin e plotë të “Marrëveshjes së Prespës”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303