fbpx

Camila Cabello rrëfehet tek Selena Gomez për problemet e saj me ankthin

Selena-Gomez-vs-Camila-Cabello.jpg

“Wondermind” i quajtur ndryshe ekosistemi i fitnesit mendor të Selena Gomez, ka Camila Cabello si yllin e kopertinës së majit (Muaji i Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor).

Gjatë një bisede të hapur dhe të sinqertë, këngëtarja me origjinë kubane tregoi vështirësitë e saj kur realizoi albumin e saj të ri, “Familia”, dhe keqkuptimet rreth shëndetit mendor, duke përfshirë këshillat më të mira që ka marrë në lidhje me shëndetin mendor.

Camila më parë tregoi se sa shumë i pëlqen të këndojë dhe të flasë në gjuhën e saj të parë, sepse kjo e lidh atë me fëmijërinë e saj. Megjithatë, ajo tha se po kalonte shumë vështirësi gjatë krijimit të albumit të saj në gjuhën spanjolle.

“Në fillimin e atij albumi, isha në më të keqen e rrugëtimit tim të shëndetit mendor– pra, ndoshta më i keqi [më i fundit]. Në fillim të asaj periudhe, para se të hyja, as nuk e ndjeja se isha gati të futesha në studio”, i ka treguar ajo Selenës.

“Kështu që kushti im për të shkuar në studio ishte të hyja me njerëz me të cilët ndihesha e sigurt emocionalisht, kështu që nëse do të thoja ‘Hej, unë kam këto sjellje obsesive-kompulsive kur kam ankth shumë të keq’ ose ‘po kam ankth tani.” Ata ishin njerëz që më bënë të ndihesha e sigurt për të thënë gjëra të tilla,” shtoi ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303