fbpx

Capital T më 1 tetor ka një surprizë për fansat

Reperi i njohur, Capital T ka dhënë detaje të reja në lidhje me albumin “Skulpturë”.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, ku ka treguar se pjesa e dytë e këtij albumi publikohet më datën 1 tetor.

“Edhe 1 javë, në të gjitha platformat digjitale. “Skulpturë,” ka shkruar ai.

Ndërkohë, reagimet nuk munguan nga fansat, të cilët mezi po presin për këngët dhe bashkëpunimet e reja të Capital T.