fbpx

Cardi B akuzon të famshmit se po paguhen për të thënë që kanë koronavirus

idris-elba-cardi-b.jpg

Reperja Cardi B kritikoi qeverinë amerikane për lejimin e njerëzve të famshëm asimptomatikë të hyjnë në teste, ndërsa të tjerët me simptoma duhet të presin deri në një javë, madje të aplikojnë për ta kryer atë.

Akuzave të reperes se njerëzit e famshëm po paguhen për të thene se kanë koronavirus i është përgjigjur edhe aktori i famshëm Idris Elba i cili rezultoi pozitiv ndaj Covid-19.

“Kjo ide se dikush si unë do të paguhet për të thënë se kam coronavirus? Kjo është absurde”, filloi Elba.

“Një marrëzi e tillë. Njerëzit duan ta përhapin atë sikur të jetë një lajm. Është budallallëk Është mënyra më e shpejtë për të sëmurur njerëzit sepse nuk ka asnjë përfitim për mua dhe Sabrinën (gruaja) që të qëndrojmë ulur këtu duke thënë se e kemi marrë nëse nuk e kemi marrë atë. Unë as nuk e kuptoj logjikën e kësaj”

Idris Elba gjithashtu iu përgjigj kritikave që janë zbutur kriteret për të famshmit për teste.

“Unë mendoj se debati për të pasur dhe të varfër dhe kush po e merr atë dhe kush jo, mendoj, nuk është një debat i shëndetshëm”, tha ai.

Cardi B ka konfirmuar më tej mendimet e saj në një video shtesë në Instagram, duke u shprehur:

“Unë i thashë ato që thashë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303