Cardi B bashkohet me Offset thjesht sepse donte seks

Screenshot_28-6.jpg

Ajo e refuzoi përpjekjen e bashkëshortit për t’i kërkuar falje në mes të koncertit, dhe menduam se ndarja ishte përfundimtare.

Por Cardi B duket se është rikthyer me Offset, pasi është parë duke bërë jetski me të, të premten.

E vetmja arsye përse reperja pranoi që të bashkohej në Puerto Rico me bashkëshortin “tradhtar”, ishte sepse kishte nevojë të kryente marrëdhënie seksuale.

“Thjesht kisha nevojë të bëja seks”, sqaroi për fansat 26-vjeçarja në mediat sociale.

 

Megjithatë ky sqarim nuk ishte një përgjigje përfundimtare e pyetjes sonë: Nëse është rikthyer përfundimisht me partnerin apo jo?!

Fakti që Offset publikoi një video ku shihej mjaft entuziast duke bërë lëvizjet e Michael Jackson, na tregoi se ai është shumë i lumtur nga ky bashkim.

Ndarja e çiftit të njohur vetëm një vit pas martese dhe vetëm pak muaj pasi u bënë prindër, ishte një nga lajmet që bëri më bujë në fillim të dhjetorit.

Kujtojmë se arsyeja e ndarjes ishte fakti që, bashkëshorti i saj Offset kishte kërkuar seks treshe me dy femra të tjera, mes të cilave një repere që i ngjan Cardi B.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303