Cardi B bëri realitet ëndrrën e madhe të fëmijërisë

Reperja e hitit “Bodak Yellow” i ka blerë një shtëpi super luksoze nënës së saj. Ajo ka publikuar videot e shtëpisë së re në rrjetet social dhe shprehet se mezi pret që vajza e saj të rritet me kujtimet e kësaj shtëpie, kur të vizitojë gjyshen.

“Dita më e lumtur e jetës time! Ka qënë gjithmonë ëndrra ime t’i bleja mamasë time një shtëpi. Vitin e shkuar, kërkova shumë për një shtëpi për mamin, por nuk mund t’i përballoja dot çmimet e tyre. Por punova, punova dhe ja ku jam sot! I bleva mamasë time një shtëpi!” – shprehej mes emocionesh reperja.

Përmes videove, Cardi B sqaroi hap pas hapi sesi do ta ndryshojë shtëpinë, duke theksuar se njëra nga dhomat do të shndërrohet në një kinema.

“Mezi pres që e gjithë familja ime të vijë në shtëpi. Të kalojmë se bashku festën e ‘Thanksgiving’, gjithçka. Jam shumë e lumtur.” – u shpreh Cardi B.

 

Lër një koment