29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Cardi B dhe Bruno Mars vijnë me ‘Please Me’

spot_img

Reperja 26-vjeçare Cardi B dhe këngëtari 33-vjeçar Bruno Mars  kanë publikuar videoklipin për këngën e tyre “Please Me”.

Klipi gati katër minuta është realizuar në një restorant meksikan në Los Anxhelos. Të dy artistët kanë dalë me miqtë e tyre pas një feste, por sapo përplasin shikimet, ka kimi të menjëhershme mes tyre.

Kjo nuk është hera e parë që dy artistët bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Ata gjithashtu kanë bashkëpunuar për këngën e tyre  “Finesse” në 2016.

Kjo ka qenë një periudhë mjaft e suksesshme për Cardi B. Përveç publikimit të këngës së re, ajo fitoi çmimin e saj të parë Grammy në kategorinë për Albumin më të mirë rep./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat