Cardi B dhe Nicki Minaj marrin këtë vendim pas sherrit

Gjatë ditës së djeshme, reperet Nicki Minaj dhe Cardi B kanë sharë direkt njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale.

Gjatë muajit shtator reperet janë përballur në një event ku Cradi e ka gjuajtur me këpucë Nickin.

Ndërsa tani Minaj ka vendosur të flasë në programin e saj në radio, ku ka thënë shumë gjëra për Cardin, të cilat reperja më e suksesshme e momentit i ka dëgjuar dhe ka reaguar menjëherë.

Cardi me anë të disa videove të postuara në Instagram ka sqaruar gjithçka, duka ia nxjerrë rrenat që Minaj ka thënë për të, duke thënë se gjithçka që Minaj ka bërë e thënë deri tani janë nga xhelozia.

Më pas, Minaj me anë të disave postimeve në Twitter ka shkruar se është e gatshme ta ftojë në radio Cardin për t’i sqaruar gjërat mirë në prani të publikut.

Edhe Cardi është pajtuar me këtë gjë, duke thënë se është e gatshme t’i sqarojë ballë për ballë, qoftë duke biseduar ose edhe ndryshe.

Në fund, duket se Minaj është frikësuar paksa dhe ka thënë se është më mirë që t’i lënë anash këto gjëra dhe gjithë këtë histori dhe as nuk do ta diskutojë më.

Cardi ka postuar në Instagramin e saj postimin e Nickit, duke shkruar: “Mirë pra Nicki Minaj. Do t’i mbajmë gjërat pozitive dhe vazhdojmë më tutje!”./Gazeta Express

View this post on Instagram

??

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

Lër një koment