fbpx

Cardi B sqaron përse nuk e nxjerr vajzën në rrjetet sociale

Screenshot_7-21.jpg

Cardi B mund të ketë një reputacion si vajza ‘garipe’ e showbizzit, ama kur bëhet fjalë për vogëlushen e saj Kulture, ajo është ekstremisht e butë dhe bëhet gati të derdhë edhe lot.

Por në rrjetet sociale, reperja e hitit “Taki Taki” ende nuk na ka bekuar me një foto të familjes së saj, pra ajo, vajza Kulture dhe bashkëshorti Offset. Në një intervistë me “ET” së fundmi, ajo ka zbuluar se arsyeja e vetme se përse nuk e shfaq vogëlushen në “Instagram” është se ka frikë!

“Kam shumë frikë ta ndaj imazhin e saj me botën. Ka shumë njerëz të frikshëm aty jashtë. Ajo është kaq e shtrenjtë për mua. Dua ta mbroj atë. Ajo është vogëlushja ime”- tha Cardi B.

Pra, si të gjitha të famshmet shqiptare që fshehin bebin në rrjetet sociale, edhe Cardi B nuk bën përjashtim nga grupi ‘Ma marrin bebin mësysh’.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *