Cardi B zgjedh fotografin shqiptar për të realizuar fotot e klipit

Screenshot_23-3.jpg

Shqiptarët ia kanë arritur të dalin të parët në profesionin e tyre, edhe përse në vend të huaj. I tillë është edhe rasti i fotografit shqiptar Albert Marashi, i cili së fundmi ka realizuar setin e ri fotografik për Cardi B, përmes së cilit reperja promovon klipin e saj të fundit “Mi mami”.

E veshur me bikini ngjyrë rozë dhe flokë të së njëjtës ngjyrë, Albert Marashi ka arritur të fotografojë në mënyrë perfekte reperen, duke nxjerrë në pah ëmbëlsinë e saj.

Fotot janë postuar nga vetë reperja në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me reperin Al Alfa.

Albert Marashi nuk është emër i padëgjuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur bëhet fjalë për fotografinë, pasi ka rreth 10 vite eksperiencë në këtë fushë. Tashmë, Marashi është drejtor i studios së tij në New York. Ai ka bashkëpunuar edhe me marka prestigjioze si Forbes,Macy’s apo Ralph Lauren.

scroll to top