fbpx

Cassano tërhiqet nga futbolli

i.jpg

Antonio Cassano ka lënë përfundimisht futbollin. Sulmuesi italian ka publikuar një letër për të njoftuar se do të mbyllë karrierën e tij 20-vjeçare dhe kësaj radhe nuk do të ketë kthim pas.

“Ka ardhur dita që ta lë përfundimisht futbollin. Falenderoj Presidentin Gozzi dhe djemtë e Entella që më dhanë mundësinë për të vazhduar karrierën, por në këto ditë stërvitjeje kuptova që nuk dua të stërvitem çdo ditë. Për të luajtur duhet pasion dhe talent, por mbi të gjitha vendosmëri. Unë kam prioritete të tjera tani”, lexohet në letrën e ish-futbollistit të Roma, Inter, Milan dhe Real Madrid.

36-vjeçari pranon se mund ta kishte shfrytëzuar më mirë talentin e tij.

“Me një karakter tjetër do të fitoja më shumë dhe mund të luaja më mirë, por më besoni që edhe kështu kam përjetuar emocione të mëdha dhe sot kam një familje të mrekullueshme, miq të mirë dhe asnjë pendesë”, shton Cassano.

Sulmuesi kishte nisur të stërvitej me Virtus Entella, skuadër e kategorisë së tretë italianë, vetëm përpara 5 ditësh. Sezonin e kaluar ai luajti për Hellas Verona në Serinë B, skuadër e cila ra nga kategoria, ndërsa Cassano nuk shkëlqeu aspak.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *