Cavushoglu: Turqia po kontribuon për ruajtjen e paqes në Siri

cavushoglu.png

Turqia po bën atë që duhetpër të ruajtur paqen dhe për të parandaluar shkeljet, tha të hënën ministri i jashtëm turk.

Luftëtarët islamikë kanë forcuar kontrollin e tyre mbi zonën pas më shumë se një jave luftimi me rebelët sirianë të mbështetur nga Turqia.

Duke folur në Ankara, Mevlet Çavusoglu tha gjithashtu se nëse Idlibi bëhet një “fole e terrorizmit”, është faji i qeverisë siriane për të bllokuar terroristët nga vendet deri në Daraa në jug.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat e saj nga Siria, i ka dhënë një rol protagonizmi Turqisë në Siri, por tashmë ka nisur një konflikt në lidhje me trajtimin e rebelëve kurdë.

Ankaraja zyrtare i konsideron këta të fundit si terroristë dhe u ka shpallur luftë, por Uashingtoni ka kërkuar që ata të mos preken, pasi kanë qenë aleatë të SHBA-ve gjatë periudhës së luftimeve në Siri./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303