“Çdo akt burracak dhune…”. Ilir Meta plas mesazhin e fortë

meta-5.jpg

Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, ka postuar një mesazh ndaj ‘’burracakëve”.

Postimi i Metës:

Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk duhet reshtur kurrë së dënuari. Çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta.

Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Ndaj edhe sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në mbështetje të fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli”, Institucioni i Presidentit të Republikës do të solidarizohet me këtë nismë jetike për shoqërinë tonë, dhe domosdoshmërinë e dënimit me të gjithë forcën e ligjit të dhunës verbale e fizike ndaj grave dhe vajzave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303