fbpx

“Ç’do bëhet me dasmat? Rama përgjigjet siç di ai vet, i kujton qytetarit ventilatorin

Disa prej pyetjeve që iu bënë sot Kryeministrit Rama në komunikimin që ai pati live me qytetarët nuk i pëlqyen kreut të Qeverisë.

Në njërën prej tyre ai u pyet nëse mund të jepte një datë se kur mund të bëhen dasmat si më parë.

Rama tha se nuk do ketë dasma, pasi muaji i mjaltit do kalohet me ventilatorë, e jo si më parë.

“Çdo bëhet më dasmat: Që të kalojnë muajin e mjaltit me ventilator bashkë. Çfarë dasmash doni të bëni. E kuptoni që është shumë e vështirë të bësh dasma këto kohë”, u shpreh Rama.