fbpx

Çdo bëjnë me “topin”?! Lëvizje të shumta në oborrin e opozitës

Ditë e ngjeshur takimesh në Seli Blu. Mësohet se opozita është në biseda intensive pas deklaratave të ambasadores amerikane se ‘topi’ tashmë është në portën e tyre.

Mësohet se pasditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha ka filluar takimet në kuadër të procesit të negocimit për Reformën Zgjedhore. Basha priti në takim Monika Kryemadhin e LSI-së, Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe Fatmir Mediun e PR-së.

Më herët Basha pati një takim edhe me ambasadorin gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.