Çdo ditë nga një rekord i ri, situata në vend përkeqësohet ndjeshëm

msh-3.png

Një tjetër rekord në Shqipëri. 146 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 117.  Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë që mësohet se në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën. 115 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 695 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303