fbpx

Çdo gjë gati, ‘Santiago Bernabeu’ hap dyert për ‘Superklasiken’ latine

foto_0000000120181208172042.jpg

Mbrëmjen e kësaj të diele do të luhet finalja e dytë e Kupës Libertadores, mes River Plate dhe Boca Juniors.

Ai që do të presë “Superklasiken” argjentinase, mes dy skuadrave me rivalitet dhe armiqësi 110-vjeçare, do të jetë stadiumi “Santiago Bernabeu”.

Përballja e parë mes tyre daton më 2 gusht të vitit 1908, e deri më sot kanë zhvilluar në total 372 sfida. Bilanci anon nga Boca Juniors, me 134 fitore kundrejt 122 të River Plate, ndërkohë që 116 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Numri i ndeshjeve zyrtare mes Bocas dhe Riverit është 248 deri në këtë moment. Edhe në këtë rast, është Boca që ka avantazhin me 88 fitore, 79 barazime e 81 humbje.

Në Kupën Libertadores, këto dy ekipe janë përballur 25 herë, me Bocën që ka 10 suksese kundrejt 7 të Riverit. Kjo e këtij viti është hera e tretë që në finalen e Kupës Libertadores përballen skuadra të të njëjtit shtet, por hera e parë që luajnë ekipe të të njëjtit qytet.

Boca do të kërkojë të fitojë titullin e 7 në Kupën Libertadores, në finalen e sotme, për të barazuar rekordin e Independientes dhe për ta çuar në 23 numrin e trofeve ndërkombëtarë. River Plate nga ana e tij do të kërkojë titullin e 17 ndërkombëtar, e të 6-in nën drejtimin e teknikut Gallardo, që nëse e arrin do të bëhet i pari trajner që fiton dy herë Kupën Libertadores.

Nëse Boca Juniors do të mundë rivalët e River Plate, përveçse do t’i gëzohet trofeut, do të përballet edhe me një problem që lidhet me Botërorin e klubeve. Kompeticioni do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, që është në konflikt me Katarin, nga vjen edhe sponsori i Bocas “Qatar Airways”.

Katari po përballet me embargon tregtare dhe izolimin nga vendet e tjera të Gjirit Persik, ku padyshim bëjnë pjesë edhe Emiratet, ku ai që reklamon Katarin merr një dënim nga gjoba deri në burgim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *